Eurointegrime/ Selmani: Procesi, në vend numëro

Nga Xh M
753 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 maj Zhurnal.mk – Formimi i qeverisë së re në Bullgari pas shumë përsëritje zgjedhjes dhe qeverish teknike hap një shpresë për rikthim të dialogut mes Shkupit dhe Sofjes për masmarrëveshjet dypalëshe, thotë për TVM2, profesori univeristar, Bashkim Selmani.

Por, sipas tij, në këtë rast pala që nuk e zgjat dorën në negociata është e jona, ngase kryeministri Mickoski nuk jep shpresë se do ta përmbush kushtin e përfshirjes së komunitetit bullgar në aktin më të lartë juridik, në mënyrë që të hiqet pengesa për vazhdimin e mëtejmë të procesit eurointegrues.

Sipas Selmanit, kërkesat nuk janë bullgare po të BE-së, që dolën nga konkluzat e vitit 2022.

“Tani që Sofja ka qeveri të re natyrisht se lind pyetja nëse mund të presim një impuls të ri dhe komunikimin në raportet dypalëshe. Çdo ndryshim politk krijon hapsirë për dialog më aktiv dhe për një qasje më pragmatike. Megjithatë duhet të jemi realist se kjo stuatë dhe qëndrimet e Mickoskit nuk na japin shumë shpresa për arsye se ai tha nëse do të kërkohet që detyrimisht bullgarët të jenë pjesë e aspektit kushtetues, ai nuk do ta bëjë një veprim të tillë, edhe pse në vitin 2022 është nënshkrkuar dhe është çështje përfunduar.” – tha profesori universitar, Bashkim Selmani.

Ndërkohë, situata e moszgjidhjes së problemeve me fqiun lindor, më së shumti e rëndon vendin dhe shoqërinë tonë, thotë Selmani, duke stagnuar si shoqëri demokratike dhe si ekonomi shtetërore.

Për të, zgjdhja me Sofjen mund të ndodhë vetëm nëse bashkësia ndërkombëtare emëron një diplomat të caktuar, në mes, ashtu siç ndodhi me Greqinë.

“Çdo zvarritje, qëndrime negative që aktualisht po mban kjo qeveri, jo vetëm në raport me Bullgarinë, por siç duket kjo qeveri nuk largohet nga mendësia nacionaliste dhe ka një gjendje jashtëzakonisht të tërbuar duke prishur çdo të arritur që ka mbrri RMV-ja dhe afërsia për anëtarsim në BE. Faktori ndërkombëtar tanimë e ka kuptuar qëndrimin e kryeministrit dhe kësaj qeverie, dhe shpresoj që të krijohet një emsiar siç ishte rasti me Greqinë dhe vetëm atëherë të ketë shtypje më të madhe ndaj kryeministrit.” – deklaroi profesori universitar, Bashkim Selmani.

Ish presidenti i Bullgarisë Rumen Radev tanimë kryesues i ekzekutivit bullgar është i njohur për qëndrimet e tij në mosmarrëvshjet mesh Shkupit dhe Sofjes, i cili ka thënë se në këtë çështje vijat e kuqe janë kombëtare dhe nuk ndryshojnë nga qeveritë, e që janë, inkorporimi i bullgarëve në kushtetutën e vendit tonë, që më pas për kthim, s’do të përdorë veton në BE në hapjen e negociatave të RMV-së me BE-në.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër