“Netët Korçare të Poezisë” uli siparin e edicionit të 30-të

Nga D. V.
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Qyteti i Korçës përmbylli Festivalin Ndërkombëtar të Poetëve dhe Autorëve “Netët Korçare të Poezisë”, aktivitet të cilin kryebashkiaku Sotiraq Filo e cilësoi si një festë e vërtetë e fjalës së bukur në zemër të qytetit.

Ky ishte edicioni i 30-të i këtij aktiviteti.

“Për dy net me radhë, poetë nga e gjithë bota dhe Shqipëria ndanë me ne vargje që prekin shpirtin dhe i japin dritë ndjeshmërisë njerëzore”, u shpreh Sotiraq Filo i cili falënderoi pjesëmarrësit që e ngritën lart nivelin artistik të “Netëve të poezisë”.

Në këtë edicion morën pjesë 30 poetë e poetesha nga Shqipëria, trevat shqipfolëse dhe Evropa. Ata sollën prurjet më të mira, si dhe një shkëmbim mbresëlënës përvojash dhe eksperiencash letrare e poetike.

Poetesha Rita Petro dhe juria profesionale e festivalit ndanë këto çmime:

ION Deaconescu – Rumani, çmim i “Netëve Korçare”

Odise Kote – Shqipëri, çmimi “Dritëro Agolli”

Claudia Piccino – Itali, çmimi “Asdreni”

Petro Golitsis – Greqi, çmim special.

“Netët e Poezisë” tashmë janë kthyer në një dëshmi të gjallë se kultura është dhe mbetet një nga shtyllat më të forta të identitetit qytetar korçar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër