Familja e të ndjerit Vedat Ademi ende në pritje të zbardhjes zyrtare të arsyes së vdekjes në spital të Kumanovës

Nga D. V.
1,167 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup/Kumanovë, 17 Mars, Zhurnal.mk – Rrethanat e vdekjes së Vedat Ahmetit në spitalin e Kumanovës një vit më parë ende nuk kanë një sqarim zyrtar as të spitalit e as të prokurorisë.


32 vjeçari kishte kërkuar ndihmë mjekësore në spital pas një dhembje në stomak. Por pas dhënies së një ilaçi nga personali mjekësor në spitalin e Kumanovës Vedati vdiç aty në spital.
E një vit më pas shkaqet e vdekjesë së tij mbetet zyrtarisht enigmë, përderisa familjarët e të ndjerit dyshojnë se atij i është dhënë një ilaç i gabuar e i cili ka shkaktuar vdekjen e tij.


Famija e të ndjerit sot përsëri ka bërë thirrje që institucionet e vendit të dalin me sqarimin zyrtar të rrethanave të vdekjes.
“Sot bëhet një vitë e ndarjes nga kjo jetë e të dashurit tonë Vedat Ademi. 1 vitë mes dhimbjes dhe kërkimit të përgjigjes se si dhe pse u largua nga kjo botë.


Besojmë në caktimin e Zotit por jo edhe çdo krim në këtë botë t’ia mveshim vullnetit të Zotit andaj edhe autopsia mbi trupin e të ndjerit u kërkua pikërishtë që të kërkohen shkaqet dhe shkaktari i vërtet dhe senzibilizim mbi praktikat e papërgjegjsis” si individuale ashtu edhe institucionale mbi jetët e njerzëve,” shkruan familja e të ndjerit në një reagim publik përmes FB.


Familja beson se organet e shtetit po tentojnë që ta devijojnë arsyen e vërtetë të vdekjes.
“Të indinjuar nga pritja e gati një viti që organet e shtetit të deklarohen mbi ngjarjen që ka trondit familjen tonë, farefisin dhe qytetarët e shumtë në qytetin tonë dhe më gjërë, sot kemi inicuar këtë reagim publik që të njoftojmë opinionin e gjërë se lënda mbi Vedat Ademin të jetë e konstruktuar ështu që përgjegjësit të lirohen nga fajësia dhe të paraqiten fakte që rrëzojnë faktet e gabimit në tretmanin mjeksor dhe rrezikimin e jetës me përfundimin e saj fatal më 17 mars 2025,” thuhet në reagim.


“Mbajtja e lëndes për 1 vitë ka ngritur dyshimet edhe më shumë në besimin mbi drejtësin edhe ashtu të luhatur në RMV andaj si gardian mbi të vërtetën do të ngarkojmë mediumet, portalet e ndryshëm, institucionet shtetërore, organizata për të drejtat e njeriut.sektor për drejtësi të bashkësisë europiane, organizata joqeveritare dhe individ që mund të ndihmojnë në zbardhjen transparente të rastit,” thotë familja e të ndjerit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër