Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është shpallur këtë javë “Lojtari i Vitit” te Sunderlandi.
Sezoni i Sunderlandit është zbehur disi në fund, por fakti që ata potencialisht janë vetëm një fitore larg rikthimit në zonat evropiane tregon shumë për rrjedhën e fushatës.
Shumëkush i kishte “Black Cats” të sigurt për ta mbyllur sezonin në fund të tabelës, por me mbijetesën të siguruar me ndeshje përpara, këto parashikime dolën të gabuara.
Xhaka u shpall “Lojtari i Sezonit” te Sunderland për kontributin e tij përgjatë kampionatit, ku njëkohësisht u përfol edhe për një transferim të mundshëm te Manchester United.
Ai kërkonte një sfidë të re dhe e ka kaluar me sukses të plotë në “Stadium of Light”, duke regjistruar shtatë përfshirje në gola (gola/asistime).
Përveç kësaj, Xhaka ka krijuar 33 raste për gol këtë sezon, ku tetë prej tyre janë vlerësuar si “raste të mëdha”, gjë që e rendit atë në top 8.3 për qind të lojtarëve në pozicionin e tij.
Asnjë mesfushor nuk ka realizuar më shumë se 135 pasimet e tij të gjata në Ligën Premier, ndërsa vetëm 10.7 për qind e lojtarëve kanë pasur më shumë prekje të topit se ai, duke treguar qartë rëndësinë që ka në qendër të fushës.
