Farma Sotira në Kolonjë, natyra dhe mikpritja shqiptare bashkohen në një përvojë agroturizmi

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22 shtator, Zhurnal.mk – “Farma Sotira” në Kolonjë, një nga sipërmarrjet më të njohura në vend, mbetet një shembull suksesi sa i takon investimeve në agroturizëm.

Një atraksion i jashtëzakonshëm turistik, në juglindje të vendit, “Farma Sotira” vizitohet nga mijëra turistë të huaj, duke prodhuar jo vetëm ekonomi për familjen, por edhe turizëm dhe punësime për banorët e zonës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga “Farma Sotira” në Kolonjë, e pozicionuar mes pyjeve të Gërmenjit.

Sipas Ramës, ferma sjell natyrën, traditën, prodhimet e freskëta dhe mikpritjen shqiptare në një përvojë të veçantë agroturizmi.

“Farma Sotira” në Kolonjë është vlerësuar me Çmimin Ndërkombëtar të Agroturizmit 2024 në Kongresin Ndërkombëtar të Agroturizmit, që u zhvillua në muajin maj në Bolzano të Italisë.

Në ambientet e “Farmës Sotira” ofrohet mikpritja e përsosur për turistët, të cilët gjejnë akomodim, ushqim me produkte të zonës, hipizëm, kamping e deri tek “apiterapia” një metodë inovative e oksigjenimit të mushkërive, që funksionon përmes koshereve të bletëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër