Fehlinger: BE-ja të ngrijë fondet për Ukrainën derisa ta njohë Kosovën

Nga Xh M
488 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 gusht Zhurnal.mk – Eksperti austriak, Gunther Fehlinger, ka bërë thirrje që të ngrihet i gjithë financimi i Bashkimit Evropian për Ukrainën, derisa Kievi ta njohë Republikën e Kosovës.

“Ukraina me të drejtë kërkon nga Evropa solidaritet, sovranitet dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare. Kosova meriton të njëjtin parim”, ka shkruar në X Fehlinger.

Sipas tij, njohja e Kosovës duhet të jetë një kusht i qartë politik për vazhdimin e mbështetjes financiare të BE-së për Ukrainën.

“Ukrainë, njihe Kosovën tani”, ka përfunduar Fehlinger.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër