Ferrari klasik del në ankand, vlerësohet deri në 5 milionë dollarë

Nga D. V.
422 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një Ferrari 250 GT Cabriolet Series I i vitit 1958, i dizajnuar nga Pinin Farina, është ndër modelet më të veçanta që do të dalin në ankand gjatë Monterey Car Week.

RM Sotheby’s e ka vlerësuar makinën mes 4 dhe 5 milionë dollarëve.

Automjeti është një nga vetëm 40 ekzemplarët Series I të prodhuar dhe ruhet në gjendje jashtëzakonisht origjinale, me motorin, shasinë, kutinë e shpejtësive dhe boshtin e pasmë me numrat përkatës.

Ferrari ka edhe certifikimin Ferrari Classiche dhe është vlerësuar në Pebble Beach Concours d’Elegance në vitin 2023.

Modeli është i pajisur me një motor V12 3.0-litërsh, ndërsa kombinimi i rrallësisë, origjinalitetit dhe historisë së dokumentuar e bën atë veçanërisht të kërkuar nga koleksionistët.

Makina do të dalë në ankand më 13–15 gusht në Monterey, ku pritet të jetë një nga Ferrarit më të komentuar të këtij viti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër