Ndalesa për kryerjen e funksionit në kohëzgjatje prej dy vjetëve i ka shqiptuar sot Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), ish-kryetarit të saj Muhamed Sejdini për shkak të një mashtrimi financiar të ndërlidhur me punë ndërtimore në stadiumin në Ohër.
Sejdini është i sanksionuar për shkak të keqpërdorimit të pozitës së saj lidhur me pagesën avancuese në vlerë prej rreth 700.000 euro si firmë-realizuese të detyruar për ndërtiimin e tribunës së stadiumin e Ohrit, “Burimet e Biljanës”.
“Është vërtetuar se Komiteti i urgjencës i FFM-së më 27 nëntor të vitit 2024, ka marrë vendim për të pranuar një ofertë nga DPTU “Energoinvest trejd” SHPK Shkup për ndërtimin e një tribune në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër, në vlerë prej 202.919.610.00 denarë, pa kusht për pagesë paraprake, dhe ka autorizuar presidentin e atëhershëm Muamed Sejdini të nënshkruajë një kontratë në përputhje me ofertën e pranuar. Në kundërshtim me vendimin, Sejdini, duke keqpërdorur pozicionin e tij, ka nënshkruar një marrëveshje më 3 dhjetor 2024 me një kusht të futur për pagesë paraprake prej 20 për qind, e cila është kryer pa garanci bankare të ofruar dhe pa autorizim përkatës”, njoftoi FFM-ja.
Sejdini ka qenë në krye të FFM-së në dy mandate nga viti 2019 deri në vitin 2025.

