Filipçe: Deklarata e Pendarovskit është nxjerrë jashtë kontekstit

Nga Xh M
422 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 prill Zhurnal.mk – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për media hodhi poshtë spekulimet për përçarje në parti, duke potencuar se deklarata e ish-presidentit Stevo Pendarovski është keqpërdorur nga mediat pro-qeveritare. Ai shfrytëzoi rastin që ta akuzojë drejtpërdrejt kryeministrin Hristijan Mickoski për tradhti kombëtare dhe për udhëheqjen e Qeverisë më korruptive deri më tani.

​Duke u ndalur te ndarjet e supozuara partiake, Filipçe vuri në dukje:

​”Është interesante pse kjo pyetje vjen tani, kur deklarata është e para disa javëve. Edhe ajo deklaratë është nxjerrë nga konteksti. Presidenti Pendarovski, përkundrazi, jep mbështetje maksimale në atë që po bëjmë dhe po punojmë në parti. Kjo që shohim ditët e fundit është rezultat i një fushate të fortë të mediave pro-qeveritare dhe pro-VMRO-së, do të thosha agjitatorëve, jo gazetarëve, të cilët nxjerrin gjërat nga konteksti dhe sulmojnë partinë.”

​Ai i ndërlidhi këto sulme mediatike drejtpërdrejt me frikën në radhët e partisë në pushtet, për shkak të sondazheve të fundit të opinionit publik.

​”Bëjnë çmos dhe merren vetëm me LSDM-në, ndërkohë që thonë se partia ka vdekur. Nëse është ashtu, pse 90 për qind e fushatës së zezë të mediave pro-qeveritare është kundër nesh dhe kundër meje personalisht? Diferenca mes nesh dhe tyre, rezultate të cilat ata nuk i publikojnë… tani ka rënë në 1 me 1,25. Prandaj ata janë në panik, sepse kjo është Qeveria më e keqe dhe më korruptive që ka udhëhequr ndonjëherë këtë shtet.”

​Filipçe iu përgjigj ashpër edhe deklaratave të kryeministrit Mickoski rreth eurointegrimeve, duke e akuzuar atë se pikërisht ai po punon kundër interesave shtetërore.

​”Le të dalë kryeministri dhe të shpjegojë se çfarë është gjunjëzimi, çfarë është tradhtia e interesave kombëtare maqedonase… Hristijan Mickoski po bën tradhti kombëtare ndaj interesave maqedonase sepse po punon për shtete të huaja, për Hungarinë, e cila publikisht dhe qartë është vlerësuar nga BE-ja si bashkëpunëtore e Rusisë, ndërsa Rusia nuk ka interes që kjo pjesë e Ballkanit të integrohet në Evropë.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër