Filipçe e thërret qeverinë që të kërkojë extradimin e Gruevskit

Nga D. V.
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 Prill, Zhurnal.mk – Kryetari i partisë opozitare maqedonase LSDM, Venko Filipçe, i ka bërë thirrje qeverisë së Hristijan Mickoskit që të kërkohë nga qeveria e ardhshme e hungarisë që kërkojë dëbimin e Nikolla Gruevskit nga hungaria për në Maqedoni të Veriut, ku ai është i dënuar me burg në disa procese gjyqësore.

“Për vite me radhë ai gëzoi mikpritjen e Viktor Orban, i cili e mbrojti nga drejtësia. A do të ikë diku tjetër, në Rusi apo në ndonjë vend tjetër, apo do të kthehet këtu për të vuajtur dënimin e tij?,” tha Filipçe sot në një konferencë për shtyp.

Kryetari i LSDM-së e mirëpriti deklaratën e djeshmë të kryeministrit të ardhshëm hungarez Peter Magyar kur tha se qeveria e tij nuk do t’iu ofrojë më strehë të ikurve nga vendet e tyre, përfshirë edhe Gruevskit.
Filipçe ndërkohë e mirëpriti urimin që Magyar-it i ka bërë partia qeverisëse ZNAM dhe ndërkohë shtroi pyetjen nëse qeveria ka bërë kërkesë për kthimin e Gruevskit në Maqedoni të Veriut.

“Meqenëse lëvizja ZNAM e ka uruar tashmë kryeministrin e ri hungarez për fitoren e tij, tani bëjmë pyetjen e mëposhtme: a ka paraqitur deri më tani kjo qeveri VMRO-ZNAM një kërkesë për ekstradim për kthimin e Nikola Gruevskit? Nëse jo, pse jo? Dhe nëse jo, a do të paraqesin një kërkesë për ekstradimin e Nikola Gruevskit në vend sot, gjatë ditës pas deklaratës së kryeministrit të ri hungarez? Drejtësia, sado që të vonohet, gjithmonë vjen në fund. Është koha për drejtësi,” tha kreu i LSDM-së.

Magyuar-in e ka uruar dje për fitoren ndaj Viktor Orban-it edhe Ministri i Jashëm Timço Mucunski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër