“Po monitorojmë zhvillimet dhe trendet në botë dhe vendosim profile të përshtatshme për rreziqet. Në dy javët e fundit, në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit u zbuluan tre përpjekje për kontrabandë ari me peshë 285 gramë dhe vlerë 23 mijë euro”, theksoi drejtori Boban Nikollovski.
Drejtoria e Doganave më parë informoi për një përpjekje të dështuar për kontrabandë ari në Bogorodicë. Ari u sekuestrua në të gjitha rastet, dhe kundër të dyshuarve janë ngritur kallëzime penale. Gjatë paraqitjes, drejtori përmendi edhe rastin në të cilin oficerët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit parandaluan kontrabandën e 1.7 kilogramëve stoli të çmuara ari, të cilat gjatë procedurës penale u vlerësuan nga një ekspert gjyqësor me pothuajse një milion euro.
