Filipçe me mesazh për 8 Shtatorin: Të ndërtojmë Maqedoni evropiane dhe të rinjtë të kenë mundësi evropiane në vend

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i LSDM – Venko Filipçe, me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, tha se shtetësia maqedonase është ndërtuar ndër breza dhe se gjenerata e sotme ka detyrë të vazhdojë me ndërtimin e saj.

“Sot shënojmë 35 vjet nga vendimi historik i qytetarëve maqedonas për një shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”, shkroi Filipçe në Facebook.

Ai vlerësoi se çdo gjeneratë ka pasur rolin e vet historik. Porositi se në 35‑vjetorin e pavarësisë fokusi duhet të jetë i drejtuar kah e ardhmja dhe kah krijimi i kushteve që të rinjtë të mbeten në vend.

“Paraardhësit tanë u përpoqën që të kemi shtetin tonë. Kjo gjeneratë jonë ka detyrë të luftojë që fëmijët tanë të duan të jetojnë në të, të luftojë për Maqedoni Evropiane. Të ndërtojmë Maqedoni evropiane në të cilën të rinjtë do të mund të krijojnë shtëpi dhe familje, të kenë punë të denjë, të arrijnë me dije dhe punë dhe të kenë mundësi evropiane në vend”, porositi Filipçe.

Ai e përshkroi ndërtimin e Maqedonisë si detyrë gjeneratash.

“Kjo është detyra jonë gjeneratash. Të vazhdojmë vijën shtetformuese maqedonase – me bashkim, me dinjitet dhe me vizion të qartë për të ardhmen në Evropë. Sepse Maqedonia është gjithçka që kemi. Gëzuar dhe i përjetshëm qoftë 8 Shtatori – Dita e Pavarësisë!”, porositi Filipçe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër