Filloi ndërtimi i sallës sportive shkollore në SHFK “Dimo Haxhi Dimov” në Vllae

nga D. V.

Shkup, 12 shkurt – Në SHF “Dimo Haxhi Dimov” në Vllae sot u vendos gurthemeli i një salle sportive shkollore, e cila planifikohet të ndërtohet në një sipërfaqe prej 1,400 metra katrorë dhe do të ketë kapacitet për 400 shikues. Do të jetë shumëfunksionale, gjegjësisht për sporte të ndryshme, dhe përveç mësimit të edukatës fizike për nxënësit, për stërvitje sallën do të mund ta përdorin edhe klubet sportive nga komuna e Karposhit. 

Në ngjarje mori pjesë kryeministri Hristian Mickoski i cili deklaroi se objekti po merr fizionominë e vet pasi është zhbllokuar procedura për ndërtim.

“Procedura ishte bllokuar, ishte bllokuar ndërtimi dhe vetë projekti, por siç shihni, brenda një kohe shumë të shkurtër, ndoshta një ose dy javë,  tashmë fillon të ngrihet, dhe kjo është e mirë, sepse është pjesë e procesit arsimor, është mirë që banorët e kësaj pjese të qytetit do të mund të përdorin këtë sallë sportive, por ajo që është më e rëndësishme, nxënësit e SHFK “Dimo Haxhi Dimov” do të mund të kenë një objekt sportiv modern, ku mund të garojnë në basketboll, hendboll dhe sporte të tjera. Gjeometria e vetë projektit  përputhet me kërkesat dhe nevojat e federatave më të larta, kështu që kjo duhet veçanërisht të theksohet për këtë projekt”, deklaroi Mickoski duke shtuar se për aktivitetet përgatitore të përfunduara me sukses, tani mbetet për kompaninë ndërtuese. 

Ministrja Vesna Janevska deklaroi se udhëheqësia e re e Komunës së Karposhit tregon se arsimi do të jetë një nga prioritetet e tij.  

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë të mbështesë të gjitha projektet – si ato nga thirrja e Qeverisë për ndryshime infrastrukturore në komunat, ashtu edhe në projektet e veta. Në këtë mënyrë, në shkollën “Dimo Haxhi Dimov” në mars do të fillojë ndërtimi i shtatë klasave të reja për të mundësuar mësim me një ndrrim dhe tërëditor. Së bashku vazhdojmë ofensivën ndërtimore, dhe një tjetër shkollë në komunën – “Petar Pop Arsov” do të marrë klasa shtesë që të mund të ofrohet mësim me një ndrrim dhe gtërëditor”, theksoi Janevska.

Kryetari i Karposhit, Sotir Lukrovski, në deklaratën për mediat theksoi se vendosin standarde të reja për të treguar se Karposhi “di të investojë dhe bën gjithçka për të ardhmen, mbi të gjitha, për qytetarët tanë më të vegjël”.

Kryetari i Komunës theksoi edhe se komuna ka edhe disa projekte të tilla dhe shpreson se të gjitha me sukses dhe në afat do të përfundojnë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More