Fillon ndërtimi i autostradës Bukojçani – Kërçovë

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 tetor, Zhurnal.mk – Autostrada është pjesë e Korridorit 8 dhe duhet të lidhë qafën e Strazhës me Kërçovën. Do të ndërtohet në dy faza, ku faza e parë përfshinë rrugën nga fshati Crvevci deri në Kërçovë, dhe faza e dytë nga Dolno Strogomishte deri në Crvevci.

Financimi ofrohet nëpërmjet një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe granteve nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Mbikëqyrja do të kryhet nga një konsorcium i udhëhequr nga Instituti i Inxhinierisë Civile të Maqedonisë.

Marrëveshja e mbikëqyrjes u nënshkrua më 30 shtator me Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore.

artikuj të ndërlidhura