Fillon numërimi në Bërvenicë, ja rezultatet e para

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 1 nëntor ZHurnal.mk – Rezultatet e para të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës tregojnë një epërsi të theksuar të kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Stojançe Radiçevski, ndaj kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arkin Jahij.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), deri në orën 20:00, pas përpunimit të 5 nga gjithsej 24 vendvotime, që përfaqësojnë 20,8 për qind të vendvotimeve, Radiçevski ka siguruar 1.292 vota, përkatësisht 86,83 për qind të votave të numëruara.

Ndërkohë, kandidati i AKI-së, Arkin Jahij, ka marrë 178 vota ose 11,96 për qind.

Në Komunën e Bërvenicës janë të regjistruar gjithsej 16.256 votues, ndërsa deri në përditësimin e fundit janë përpunuar 2.344 vota.

Rezultatet mbeten preliminare, pasi numërimi nuk ka përfunduar në të gjitha vendvotimet.

https://brvenica2026.sec.mk/results/

artikuj të ndërlidhura