Mbyllet procesi i votimit në Bërvenicës, nis numërimi

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 1 nëntor Zhurnal.mk – Pas mbylljes së vendvotimeve, vëmendja në Bërvenicë është përqendruar te numërimi i votave dhe publikimi i rezultateve të para nga zgjedhjet e parakohshme lokale.

Qytetarët sot votuan për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës, pas vdekjes së Jovica Ilievskit, i cili ndërroi jetë në qershor, në moshën 58-vjeçare.

Gjatë muajve të fundit, komunën e drejtoi ushtruesi i detyrës së kryetarit, Robert Millosheski.

Priten informacionet e para nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për rezultatin e votimit.

https://brvenica2026.sec.mk/results/

artikuj të ndërlidhura