Flick kërkon ta rikthejë Barcelonën në rrugën e duhur, merr një vendim për të bashkuar skuadrën pas dy humbjeve radhazi

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Hansi Flick po punon për të rikthyer unitetin dhe moralin në skuadrën e Barcelonës, pas dy humbjeve radhazi ndaj Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit, sipas raportimeve të Mundo Deportivo.

Humbja 4-2 në Paris ishte e para për katalunasit këtë sezon, ndërsa më pas ata u mposhtën 2-1 nga Real Madridi në El Clasico, në ndeshjen e zhvilluar në ‘Camp Nou’.

Për të përmirësuar atmosferën brenda skuadrës, të mërkurën lojtarët, trajneri Flick dhe stafi i tij u mblodhën në kompleksin stërvitor Joan Gamper, ku organizuan një drekë të përbashkët me skarë.

Sipas raportimit, ideja ishte propozuar nga Raphinha dhe Rodri, me synimin për të forcuar lidhjet mes futbollistëve dhe për të rikthyer harmoninë në ekip.

Flick po e sheh bashkimin e skuadrës si një nga prioritetet kryesore në këtë periudhë. Në vend që të përqendrohet vetëm te aspekti taktik, trajneri gjerman dëshiron fillimisht të ruajë moralin dhe të forcojë frymën kolektive, në mënyrë që Barcelona të reagojë sa më shpejt pas rezultateve negative.

Katalunasit i presin tri ndeshje të rëndësishme në ditët në vijim. Më 31 tetor do të përballen me Alavesin, më 3 nëntor do të luajnë ndaj Aston Villas, ndërsa më 8 nëntor do të udhëtojnë për t’u përballur me Atletico Madridin.

Barcelona synon të rikthejë formën që i mundësoi të regjistronte 11 fitore radhazi, por përveç rezultateve negative, skuadra po përballet edhe me probleme në repartin defensiv për shkak të lëndimeve.

Eric Garcia dhe Andreas Christensen vazhdojnë të rikuperohen, ndërsa Jules Kounde po përpiqet të jetë gati për t’u rikthyer në fushë.

Situata në kampionat mbetet e ngushtë, pasi Atletico Madridi ndodhet vetëm dy pikë prapa Barcelonës, ndërsa Real Madridi ka një epërsi prej tri pikësh ndaj rivalit të tij katalunas.

Për Flickun, rikthimi i stabilitetit dhe unitetit brenda skuadrës mund të jetë çelësi që Barcelona të lërë pas këtë periudhë të vështirë dhe të rikthehet te rezultatet pozitive.

artikuj të ndërlidhura