Fluks në rritje turistësh vendas dhe të huaj në Berat

Nga D. V.
408 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 gusht, Zhurnal.mk – Berati vijon të jetë ndër destinacionet kryesore që vizitohet nga mijëra turistë në të gjitha stinët e vitit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kalaja e Beratit e mbushur me turistë në këto ditë të nxehta gushti.

Rreth 550 mijë vizitorë e kanë vizituar Beratin brenda pesë muajve të parë të vitit 2026, nga të cilët rreth 85% e të gjithë fluksit turistik janë të huaj.

Turistët vendas e të huaj e zgjedhin qytetin e “një mbi një dritareve”, jo vetëm për historinë e kulturën, por edhe për ushqimin e mikpritjen vendase.

Në qendër të interesit të tyre vijojnë të jenë kalaja e Beratit, lagjet historike Mangalem dhe Gorica, ura e Goricës dhe Muzeu Kombëtar i Ikonografisë “Onufri”.

Berati është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërsa kombinimi i trashëgimisë historike, arkitekturës, gastronomisë dhe natyrës po e zgjeron ofertën turistike të qytetit.

Kalaja e Beratit mbetet një nga pikat kryesore të vizitës, ndërsa përtej qendrës historike turistët po orientohen edhe drejt zonave rurale, kantinave të verës dhe agroturizmit.

Oferta turistike përfshin gjithashtu eksplorimin e kanionit të Osumit, ujëvarën e Bogovës, hiking në zonën e Tomorit dhe ture të ndryshme kulturore e gastronomike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër