Tetovë, 19 shtator Zhurnal.mk – Një 23-vjeçar nga fshati Gjermë është arrestuar në Tetovë pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 119 km/h, në një pjesë të bulevardit „Vidoje Smilevski Bato“ ku kufizimi është 50 km/h.
Policia e ka ndaluar E.A. më 18 shtator në ora 06:14.
Me udhëzim të prokurorit publik, ai është privuar nga liria nën dyshimin për veprën penale „ngasje e pakujdesshme e mjetit motorik“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
