Të shtëna me armë në Tiranë pas një konflikti, në kërkim 45-vjeçari

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 shtator Zhurnal.mk – Të shtënat me armë kanë alarmuar banorët në zonën e rrugës “Selaudin Zorba” në Tiranë, gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:30, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas Policisë, një 45-vjeçar dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

Si pasojë e incidentit, një 37-vjeçar, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes, ka mbetur i dëmtuar lehtë.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 mbërritën në zonë dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka identifikuar si autor të dyshuar shtetasin me inicialet Xh. Xh., 45 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër