Aksion policor në Shkup: Kontroll në një banesë dhe arrestim

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 shtator Zhurnal.mk – Policia ka kryer kontroll në një banesë në Shkup, ku ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Një person është privuar nga liria.

Më 18 shtator 2026, rreth orës 22:45, në zonën e Draçevës, zyrtarët e Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria 20-vjeçarin B.C. nga Shkupi.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të kryer me urdhër gjykate në banesën e tij, zyrtarët e Njësisë për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup gjetën dhe sekuestruan marihuanë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të riut do të parashtrohet kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura