​FSK teston gatishmërinë e ushtarëve, realizohet gara ekipore “Forca 2026”

Nga D. V.
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 qershor, Zhurnal.mk – Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar garën ekipore “Forca 2026”, një aktivitet i organizuar nga Komanda e Logjistikës në bashkëpunim me dy regjimentet e saj, në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve për vitin 2026.

Gara u zhvillua në katër disiplina të ndryshme dhe mblodhi shtatë ekipe nga Komanda e Logjistikës dhe njësitë e saj vartëse. Sipas FSK-së, qëllimi i aktivitetit ishte testimi i përgatitjes fizike dhe qëndrueshmërisë luftarake të pjesëtarëve të njësive.

Gjatë garës, pjesëmarrësit demonstruan nivel të lartë profesionalizmi, disipline, përkushtimi dhe gatishmërie fizike, duke dëshmuar rëndësinë e stërvitjeve të vazhdueshme dhe të punës ekipore në përmbushjen e detyrave ushtarake.

Aktiviteti u përmbyll me shpalljen e ekipeve më të suksesshme dhe ndarjen e mirënjohjeve për pjesëmarrësit. Sipas organizatorëve, gara pasqyroi frymën e konkurrencës së ndershme, profesionalizmit dhe bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër