Gara për kryepolicin e ri, lista e kandidatëve në dorë të Lamallarit. Ja kush janë favoritët

Nga Xh M
186 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Komisioni i përbërë nga shefi i AMP-së, Eduart Merkaj, zëvendës ministrja e Brendshme, Silva Caka, dhe sekretarja e përgithshme e Ministrisë Klejda Ngjela kanë përfunduar pikëzimin e 14 kandidatëve për drejtor të përgjithshëm të Policisë se Shtetit dhe i ka dorëzuar listën Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallarit.

Ky i fundit propozon Këshillit të Ministrave emrin e drejtorit të ri që është një nga 3 kandidatët që kanë marrë më shumë pikë. Pavarësisht se lista po mbahet në sekret të plotë, kandidatët më të favorizuar jane Skënder Hitaj, Tonin Vocaj, Lorenc Panganika si dhe Afrim Tafa.

Në garë janë 14 kandidatë të gjithë zyrtarë të lartë të policisë, që synojnë pozicionin e rëndësishëm pas shkarkimit të Ilir Prodës. Me shumë mundësi emri i kryepolicit të ri do të mësohet në fillim të javës së ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër