Gashi: Kuvendi miraton ndryshime ligjore për mbrojtjen e fëmijëve nga pedofilia

Nga admin
398 e lexuar

Shkup, 10 shkurt – Në seancën e 84-t të Kuvendit të RMV-së, u miratua Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin e Veçantë për persona të dënuar për keqpërdorim seksual të të miturve dhe pedofili.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

“Ky ndryshim ligjor synon të forcojë mbrojtjen e fëmijëve dhe të përmirësojë mekanizmat e kontrollit për personat e dënuar për keqpërdorim seksual. Me këtë hap, tregojmë angazhimin tonë për një shoqëri më të sigurt dhe për drejtësi për viktimat e këtyre krimeve”, ka shkruar Gashi në Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër