Gashi me urime për festën e krishterë Fjetja e Shën Mërisë së Bekuar

Nga D V
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 gusht, Zhurnal.mk – Me rastin e festës së madhe të krishterë Fjetja e Shën Mërisë së Bekuar, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dërgoi urime për besimtarët ortodoksë dhe qytetarët që e shënojnë këtë festë të rëndësishme.

“Qoftë dita festive e mbushur me paqe, qetësi dhe ngrohtësi familjare dhe le të na kujtojë vlerat që na bashkojnë si shoqëri. Në frymën e bashkëjetesës dhe respektimit të dallimeve, të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një shoqëri në të cilën çdo qytetar do të ndihet i respektuar dhe i barabartë. Të gjithë atyre që e festojnë, u uroj shëndet të mirë, mirëqenie dhe çaste të këndshme festive me më të afërmit e tyre”, shkruhet në urimin e Gashit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër