Gashi thërret të rinjtë të lexojnë libra

Nga D. V.
169 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 Prill, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sot në një fjalim ka ftuar të rinjtë e vendit që të lexojnë libra për të pasuruar dijen e tyre.
Ai këtë ftesë ua bëri përfshirë edhe studentëve.

“Ju jeni në një fazë ku formësohet dija, dhe mënyra e të menduarit. Librat që zgjidhni sot, mënyra si i lexoni, i trajtoni dhe i kuptoni librat, pyetjet që ngrini, janë të gjitha pjesë e një procesi që do të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën si do ta kuptoni botën, shoqërinë, shtetin dhe rolin tuaj në të.

Të jeni të bindur se procesi i mësimit nuk përfundon pas diplomimit. Nëse nuk dëshironi të ngelni prapa, vazhdoni të mësoni dhe lexoni,” tha Gashi në një tubim mbajtur në kuvend me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër