Gashi viziton Komunën e Butelit dhe Zyrën e deputetëve për kontakt me qytetarët

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në kuadër të praktikës së vazhdueshme të vizitave në komuna dhe angazhimit për funksionalizimin e zyrave të deputetëve për kontakt me qytetarët, realizoi sot një vizitë pune në Komunën e Butelit, ku u takua me kryetarin e komunës, Darko Kostovski.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional, projektet që po realizohen në komunë, si dhe planet dhe prioritetet për periudhën e ardhshme. Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, me qëllim avancimin e projekteve dhe zbatimin e iniciativave në interes të qytetarëve.

Pas takimit, Gashi vizitoi edhe Zyrën e deputetëve për kontakt me qytetarët në Butel, së bashku me deputeten Karolina Naskovska.

Gjatë vizitës, ai inkurajoi qytetarët që ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë hapësirë, e cila mundëson komunikim të drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe deputetëve dhe lehtëson adresimin e kërkesave, propozimeve dhe shqetësimeve të tyre.

Njëkohësisht, Gashi theksoi rëndësinë e informimit të qytetarëve për mundësitë që ofron kjo zyrë, si dhe për platformën elektronike të kontaktit me qytetarët, të cilat i cilësoi si mekanizma të rëndësishëm për afrimin e Kuvendit me qytetarët.

Ai riafirmoi përkushtimin për forcimin e transparencës, hapjes së Kuvendit dhe qasjes së lirë të qytetarëve në institucion, duke krijuar mundësi që zëri dhe kërkesat e tyre të dëgjohen dhe të trajtohen përmes mekanizmave institucionalë.

artikuj të ndërlidhura