Gazetarët do të marrin pjesë në protestën e nesërme për paga më të larta

Nga admin
412 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 27 janar – Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SPGPM) ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës së punëtorëve të planifikuar për nesër. Kërkesa e tyre është rritje e menjëhershme e pagës minimale, si dhe një rritje e pagave në sektorin e medias.

“Vendimi u mor në një mbledhje të Bordit Ekzekutiv të SPGPM, gjatë së cilës sindikata u bëri thirrje anëtarëve të saj të japin mbështetje të plotë kërkesave për përmirësimin e gjendjes ekonomike të punëtorëve. Protesta, e thirrur nga Federata e Sindikatave, është planifikuar për të mërkurën në orën 17:00, dhe SSNM vlerëson se është një shprehje dinjitoze dhe legjitime e pakënaqësisë së punëtorëve”.

“Sipas të dhënave nga një anketë e kryer nga SPGPM dhe Instituti RESIS në vitin 2024, më shumë se gjysma e punonjësve të medias fitojnë një pagë nën mesataren kombëtare, ndërsa pothuajse një e treta e gazetarëve, kameramanëve, redaktorëve, dizajnerëve dhe punonjësve të tjerë të medias paguhen me pagë minimale”, thonë nga SPGPM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër