Gazmend Hoxha në Hagë, Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 shtator, Zhurnal.mk – Një delegacion i lartë i Policisë së Kosovës, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, ka marrë pjesë në Konventën Vjetore të Shefave të Policive, e cila u mbajt në selinë e EUROPOL-it në Hagë.

Në fokus të diskutimeve ishin lufta kundër trafikimit të narkotikëve, krimeve kibernetike, pastrimit të parave, keqpërdorimit të shërbimeve financiare digjitale dhe formave të reja të krimit financiar.

Delegacioni vizitoi edhe Ambasadën e Kosovës në Holandë, ku u prit nga ambasadori Dren Doli.

Gjatë takimit u diskutua për çështjet që ndërlidhen me institucionet e sigurisë dhe avancimin e bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me institucionet ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër