9
Shkup, 27 shtator Zhurnal.mk – Një trup i pajetë është gjetur në një kanal në Bardovcë të Shkupit.
Sipas policisë, më 26 shtator, rreth orës 16:00, në Stacionin Policor të Karposhit është raportuar se pranë rrethojës së një institucioni publik shëndetësor është gjetur një trup i pajetë.
Në vendngjarje ka dalë një ekip i SPB Shkup, ndërsa trupi është marrë dhe është dërguar për obduksion.
