Gërvalla reagon për fotografinë e Thaçit në mbeturina: Fushata të lodhta dhe pa kreativitet

Nga D. V.
753 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas publikimit të një fotografie të ish-presidentit Hashim Thaçi, e cila po qarkullon në rrjete sociale dhe që e paraqet atë në mesin e mbeturinave.

Gërvalla deklaroi se nuk ka njohuri se ku është realizuar fotografia dhe në cilin institucion apo kompani mund të jetë bërë ajo. Ajo mohoi çdo lidhje me publikimin apo vendosjen e saj.

“Ai që e ka bërë foton, e ka vendosur fotografinë e Hashim Thaçit në mes të plehrave, nuk e kam vendosur unë. Krejt këto janë hallvë e ftohtë e fushata t’lodhta, i thonë në Kosovë. Duhet të jenë më kreativë në përpjekjet e tyre të dëshpëruara për të gjetur diçka me të cilën mund të më sulmojnë publikisht”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo e cilësoi këtë rast si pjesë të përpjekjeve për ta sulmuar politikisht, duke i quajtur këto veprime të pavlera dhe pa ndikim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër