Ghalibaf: Hormuzi i mbyllur deri në plotësimin e kërkesave nga SHBA-ja

Nga D. V.
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Teheran, 18 gusht, Zhurnal.mk – Ngushtica e Hormuzit, rrugë detare strategjike në qendër të konfliktit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të mbetet e mbyllur derisa Uashingtoni të përmbushë angazhimet e parashikuara në memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në qershor, deklaroi sot  kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf.

”Ngushtica e Hormuzit, e bllokuar nga Teherani, nuk do të hapet derisa të zbatohen angazhimet amerikane” të përcaktuara në memorandum”, tha Ghalibaf, i cili është gjithashtu kryetar i Parlamentit iranian, në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror.

Sipas tij, kërkesat e Iranit përfshijnë heqjen e bllokadës detare amerikane, zhbllokimin e aseteve iraniane të ngrira, heqjen e embargos ndaj naftës, si dhe ndërprerjen e operacioneve ushtarake në të gjitha frontet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër