Shkup, 5 Maj, zhurnal.mk – Gjatë muajit prill, ekipet e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup larguan gjithsej 2750 metra kub mbeturina të përziera komunale, të rënda dhe ndërtimore nga deponitë ilegale të vendosura në të gjitha komunat e Shkupit. Sasia më e madhe e mbeturinave të hedhura ilegalisht u pastrua në komunën e Karposhit.
Brenda muajit të kaluar, Ndërmarrja mblodhi dhe transportoi 14,915 ton mbeturina të përziera komunale nga familjet në territorin e qytetit të Shkupit.
NP Higjiena Komunale-Shkup vazhdon të mirëmbajë higjienën publike në bulevardet dhe rrugët e Shkupit nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit, përmes fshirjes dhe larjes mekanike dhe manuale të përditshme, si dhe në Sheshin dhe Rrugën Maqedonia, sheshet më të vogla Filipi i Dytë, Nënë Tereza dhe Bogorodicë, urat për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit, shtigjet për këmbësorë dhe trotuaret në urat “Goce Dellçev” dhe “Sloboda” dhe Pazarin e Vjetër të Shkupit.
Gjatë muajit prill, NP Higjiena Komunale-Shkup mbajti leksione mbi përzgjedhjen primare dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave për 208 nxënës në shkollat e Shkupit, ndërsa një eko-event u organizua në kopshtin Veseli Cvetovi-klon Sinolicka në komunën e Kisella Vodës për të shënuar Ditën e Tokës.
