Samiti i Komunitetit Politik Europian në Armeni, Rama: Shqipëria u dëgjua me respekt

Nga D. V.
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet e samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, në Jeravan të Armenisë, i cili këtë vit bëri  bashkë 48 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti, nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Europë”.

Rama publikoi takimet dhe momentet kryesore të samitit, teksa vuri në dukje edhe angazhimin e Shqipërisë në këtë forum të rëndësishëm politik.

Kreu i qeverisë theksoi se “Shqipëria është dëgjuar me vëmendje dhe respekt”, gjatë diskutimeve në samit.

Në një kohë transformimesh të thella gjeopolitike, diskutimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve europiane, koordinimin e veprimeve për rritjen e qëndrueshmërisë demokratike, si dhe avancimin e lidhshmërisë dhe sigurisë ekonomike e energjetike.

Samiti u bashkëkryesua nga presidenti i Këshillit Europian António Costa dhe kryeministri i Republikës së Armenisë, Nikol Pashinyan.

Pjesëmarrja në këtë samit konfirmon angazhimin e Shqipërisë për të qenë një aktor aktiv në diskutimet strategjike evropiane dhe për të kontribuar në ndërtimin e një Europe më të qëndrueshme, të sigurt dhe të bashkuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër