Gjatë performancës së Izraelit në Eurovision u dëgjuan fishkëllima e “Stop gjenocidit, liri për Palestinën”

Nga D. V.
156 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjatë performancës së Izraelit në gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit janë dëgjuar thirrje nga publiku “Stop gjenocidit, liri Palestinës”, ndërsa në rrjete sociale është pretenduar se përfaqësuesi izraelit Noam Bettan është pritur dhe përcjellë me fishkëllima.

Përdorues që thonë se kanë qenë në sallë kanë shpërndarë video ku fishkëllimat dëgjohen më qartë, por në transmetimin live ato nuk u dalluan po aq, çka ka ngritur dyshime se zhurma mund të jetë zbutur gjatë transmetimit.

Megjithatë, në fillim të këngës, disa thirrje nga publiku u dëgjuan edhe në transmetim.

Në rrjetin X, disa komentues e vlerësuan personin që bërtiti mesazhin, duke thënë se arriti të depërtojë edhe në live.

Bettan e përfaqësoi Izraelin me këngën “Michelle”, të interpretuar në hebraisht, frëngjisht dhe anglisht, ndërsa pas përfundimit të performancës kamera u fokusua te mbështetësit izraelitë në publik.

Ndërkohë, pjesëmarrja e Izraelit këtë vit ka shkaktuar polemika, me raportime se disa shtete po e bojkotojnë konkursin për shkak të luftës në Gaza.

Në debate është rikthyer edhe krahasimi me rastin e Rusisë, e cila u përjashtua nga Eurovisioni pas nisjes së luftës në Ukrainë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër