Gjendet makina e dytë e vrasësve të çiftit në Lezhë, brenda kishte dokumentet e tre autorëve

Nga D. V.
581 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 prill, Zhurnal.mk – Drejtoria Vendore e Policisë së Lezhës njofton se vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 26 prill në fshatin Balldren, u vra burrë e grua teksa po udhëtonin me mjetin e tyre.

Policia bën të ditur se ka gjetur automjetin e dytë të përdorur nga autorët e vrasjes.

Policia bën të ditur se si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren, të kryera nga shërbimet, në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, në tokë arë, pranë një kanali, u gjet një automjet tip “Audi A4”, i cili dyshohet se është i përfshirë në dinamikën e ngjarjes dhe se është përdorur nga bashkautorët, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.

Gjatë këqyrjes së tij, brenda automjetit u gjetën dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim. Me qëllim kryerjen e verifikimeve më të specializuara, automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike.

Ndërkohë, në mënyrë intensive dhe të pandërprerë, vijon kontrolli i zonave për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër