Gjendet pa shenja jete një i mitur në Gjakovë

Nga Xh M
1,768 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjakovë, 24 qershor Zhurnal.mk – Një i mitur i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur sot në fshatin Palabardh të Gjakovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Sipas saj, menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, së bashku me ekipin mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se një person(mashkull i mitur) është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, si dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në koordinim me prokurorin, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ka thënë Krasniqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër