Gjendet revolver me plumba në Shkup, privohet nga liria një person

Nga Xh M
1,191 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 gusht Zhurnal.mk – Nëpunës policorë sot arrestuan një person nga rrethina e Shkupit pasi te ai është gjetur një revolver me plumba.

“Sot në orën 12:40, në fshatin Batincë, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese në SPB Shkup e privuan nga liria F.I. (34) nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit të tij është gjetur një revolver dhe fishekë për të”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB informojnë se pas dokumentimit të rastit, ndaj F.I. do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të nenit 396 të Kodit Penal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër