Gjesti lirohet nga paraburgimi

Nga D. V.
554 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është liruar nga paraburgimi, pas një vendimi të fundit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ggjykata ka nxjerrë të enjten aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj artistit, më shumë se një javë pasi ai ishte ndaluar nën dyshimet për incidentin e ndodhur pranë kompanisë “Onima”.

Sipas vendimit, Gjesti do të mbrohet në liri, ndërsa ankesa eventuale nuk e shtyn ekzekutimin e këtij vendimi, çka nënkupton se lirimi i tij hyn në fuqi menjëherë.

Lajmi për Telegrafin është konfirmuar edhe nga avokati i tij, Artan Qerkini, i cili bashkë me avokatin Burim Azemi kanë përfaqësuar këngëtarin gjatë kësaj periudhe.

Mbrojtja ka argumentuar se, bazuar në nenin 159 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, i cili lidhet me parimin e proporcionalitetit në caktimin e masave të sigurisë, paraburgimi ndaj artistit nuk ka qenë një masë e arsyeshme dhe proporcionale në raport me rrethanat e rastit.

Ndërkohë, rasti ndaj Gjestit pritet të vazhdojë në procedurë të rregullt, tashmë me të në gjendje të lirë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër