Harxhimet e jetesës u rritën mbi 2.300 denarë gjatë 3 muajve të këtij viti, sipas sindikatës

Nga D. V.
355 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 Shkurt, Zhurnal.mk – Në tre muajt e parë të këtij, shporta e sindikatave është rritur me gjithsej 2,326 denarë, përderisa këtë muaj shporta u rrit me 436 denarë, thonë të dhënat nga Lidhja Sindikale e Maqedonisë së Veriut (LSM).


Sipas LSM, paga minimale e sindikatës për muajin marsi të këtij viti është 67.818 denarë, që është 436 denarë më shumë se në shkurt, kur ishte 67.382 denarë.


Për një familje me katër anëtarë që jeton në një banesë me qera prej 60 metrash katrorë, shpenzimet bazë mujore arrijnë në 83.193 denarë.


Rritja e kostos së fundi ndërlidhet edhe me rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës, për shka të rritjes së çmimeve të tyre në tregun botëror si pasojë e luftimve që ende po vazhdojnë në Lindje të Mesme.
Ndërkohë partitë politike opozitare ditëve të fundit i kanë shtuar thirrjet e tyre ndaj qeverisë për të ndërhyrë dhe ndërmarrë masa lehtësuese për të ndalur trendin e rritjes së çmimeve të mallërave në tregun vendor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër