Gjini bartës i listës dhe kandidat për Kryeministër, Haradinaj tregon për vendimet e AAK-së

Nga Xh M
901 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 maj Zhurnal.mk – Ka përfunduar mbledhja e AAK-së, ku më pas Ramush Haradinaj, njofton se Këshilli i Përgjithshëm aprovoi me shumicë votash Ardian Gjinin, bartës të listës dhe “mandatar për të udhëhequr me qeverinë e vendit si dhe listën e kandidatëve për deputetë”.

Tutje, Haradinaj informon se “pikë tjetër e rëndësishme ishte aprovimi i ndryshimeve statutare, të cilat do ta bëjnë Aleancën një organizatë edhe më dinamike, transparente dhe të hapur për proceset demokratike brenda saj. Këto ndryshime i paraprijnë Kuvendit Zgjedhor të Aleancës që do të mbahet më 24 maj, për të cilin u konfirmua se përgatitjet finale kanë përfunduar me sukses”.

“Gjatë mbledhjes, diskutuam edhe për mobilizimin e degëve në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. AAK është gati për garën zgjedhore dhe mbetet e përkushtuar që përmes listës së saj fituese, t’u ofrojë qytetarëve alternativën më të qëndrueshme për qeverisjen e vendit”, shkruan Haradinaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër