Spitali i Mirditës zgjeron shërbimet, ndërhyrje kirurgjikale në bashkëpunim me Traumën

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Në Spitalin Bashkiak të Mirëditës në Rrëshen po kryhen ndërhyrje kirurgjikale të planifikuara, në bashkëpunim me ekipet mjekësore të Spitalit Universitar të Traumës, me synim ofrimin e shërbimeve të specializuara më pranë qytetarëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se ekipet mjekësore po ofrojnë kujdes të specializuar për pacientët, duke u mundësuar atyre marrjen e shërbimeve kirurgjikale pranë vendbanimit, pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt qendrave spitalore universitare.

Sipas Spahiut, kjo nismë zhvillohet përmes modelit të patronazhimit, i cili synon forcimin e kapaciteteve të spitaleve rajonale dhe bashkiake, si dhe zgjerimin e aksesit të qytetarëve në shërbime shëndetësore të specializuara.

Ky model bashkëpunimi mes spitaleve synon gjithashtu përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe ofrimin e shërbimeve më pranë komuniteteve, duke shfrytëzuar ekspertizën e ekipeve mjekësore të spitaleve universitare.

artikuj të ndërlidhura