Ibrahimaj: Dy skema të reja kredie të lehtësuar për blerje banese në 2027-n

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka nisur konsultimet me përfaqësues të sektorit bankar për zbatimin e dy skemave të reja të kreditimit të lehtësuar për strehimin, të parashikuara të hyjnë në zbatim në vitin 2027.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se skemat parashikojnë kredi deri në 6 milionë lekë me interes 0%, të subvencionuar plotësisht nga qeveria, si dhe kredi deri në 20 milionë lekë me interes 3% për përfituesit.

Ministrja informoi se, gjatë takimit me përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë, u diskutuan edhe mundësitë për eliminimin e detyrimit të parapagimit, lehtësimin e kushteve të kolateralit dhe thjeshtimin e procedurave të kreditimit.

Ibrahimaj deklaroi se në bashkëpunim me sektorin bankar po punohet për konkretizimin e këtyre instrumenteve financiare, me synim lehtësimin e aksesit të familjeve shqiptare në kredi për blerjen e banesës.

artikuj të ndërlidhura