GJKKO lë në fuqi vendimin për Camin

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 maj Zhurnal.mk –  Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin Shuip Cami,

Në vendimin e marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), thuhet se është deklaruar fajtor i pandehuri Fluturim Bajrami për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas Kodit Penal, i pandehuri Fluturim Bajrami i dënuar me 1 (një) vit e 3 (tre) muaj burgim, dënohet përfundimisht me 10 (dhjetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

artikuj të ndërlidhura