Gjorgjievski i përveshi mëngët: Mijëra shkupjanë në aksion për pastrimin e qytetit, paralajmërohen iniciativa të reja ekologjike dy herë në muaj

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Rreth 30.000 qytetarë, përfaqësues të trupit diplomatik, figura publike, vullnetarë dhe të rinj sot morën pjesë në aksionin më masiv ekologjik për pastrimin e Shkupit. Në kuadër të iniciativës u përfshinë shumë lokacione nëpër qytet me qëllim krijimin e kushteve më të bukura dhe më të shëndetshme për jetesë.

Duke u ndalur tek masiviteti dhe bashkësia e qytetarëve, kryetari i komunës Orce Gjorgjievski tha:

– Sot treguam se si duhet dashur qyteti i vet! Me mëngë të përveshura, me bashkim dhe me shembull personal, mijëra bashkëqytetarë tanë dolën me një qëllim – Shkup më të pastër dhe më të bukur!

Gjorgjievski drejtoi edhe një mesazh të ashpër ndaj qytetarëve të papërgjegjshëm që e ndotin mjedisin jetësor:

– Masiviteti i sotëm është një mesazh i fortë edhe për të gjithë ata që papërgjegjshëm e ndotin Shkupin – respektoni mundin e bashkëqytetarëve tuaj! Pas çdo cepi të pastruar qëndron një minutë e dikujt e ndarë, një dorë punëtore dhe një dëshirë e sinqertë për qytet më të bukur. Askush nuk ka të drejtë ta zhdukë atë mund me papërgjegjësinë e vet.

Nga Komuna u paralajmërua se aksione të tilla pastrimi do të organizohen dy herë në muaj, me qëllim ndërtimin e qëndrueshëm të zakoneve për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe hapësirave publike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër