Gjykata Evropiane urdhëron Turqinë të lirojë filantropin Osman Kavala

Nga D V
502 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 25 gusht, Zhurnal.mk – Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) vendosi sot se Turqia ka shkelur të drejtat e filantropit, Osman Kavala dhe urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm.

Sipas vendimit, ndjekja penale dhe dënimi i Kavalas, kishin si qëllim heshtjen e tij, duke shkelur të drejtën e tij për një gjykim të drejtë.

Gjykata gjithashtu tha se kishte dyshime të justifikuara objektivisht, për pavarësinë e gjykatave turke.

Kavala ndodhet në një burg të sigurisë së lartë që prej vitit 2017. Në prill 2022, ai u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht, pasi u akuzua se kishte tentuar të rrëzonte qeverinë përmes rolit të tij, në protestat e njohura të Parkut Gezi në vitin 2013.

GJEDNJ-ja vlerësoi gjithashtu se vazhdimi i paraburgimit të tij, përbënte trajtim çnjerëzor ose poshtërues.

Gjykata urdhëroi për herë të parë lirimin e Kavalas në vitin 2019, por gjykatat turke nuk e zbatuan vendimin.

Për këtë arsye, Këshilli i Evropës nisi procedurat për shkelje ndaj Ankarasë.

Vendimi i shpallur sot është përfundimtar. Vendimet e GJEDNJ-së janë detyruese për Turqinë, e cila është anëtare e Këshillit të Evropës që prej vitit 1950.

Kavala është themelues i organizatës kulturore “Anadolu Kultur” dhe në vitin 2023 u nderua me Çmimin “Havel” për të Drejtat e Njeriut nga Këshilli i Evropës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër