Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Ilir Metën

Nga D. V.
245 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 prill Zhurnal.mk – Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për çështjen e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të 3 gjykatave të tjera për masën e sigurisë arrest në burg.

Kushtetuesja me shumicë votash e ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Meta për ndryshim mase.

Meta ka ngritur si pretendim edhe mënyrën si u ekzekutua masa e sigurimit, por sipas Kushtetueses ish-presidenti këtë argument e ka parashtruar edhe në gjykatat e tjera, dhe sipas gjykatës ai ka bërë kallëzim për kryerjen e veprimeve arbitrare në prokurorinë e Tiranës dhe çështja është nën hetime.

Për këtë çështje Gjykata Kushtetuese me shumicë votash nuk e mori nën shqyrtim këtë pikë, duke qenë se nuk janë shprehur gjykatat e tjera, raporton Top Channel.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër