Aco Ristov u zgjodh kryetar i ri i KRRE-së

Nga D. V.
374 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 prill, Zhurnal.mk – Kuvendi sot me 68 vota “pro” zgjodhi Aco Ristovin si kryetar i ri të Komisionit Rregullator të Energjisë (KRRE).

Ristovi merr detyrën pas dorëheqjes së Marko Bislimoskit, të paraqitur në shkurt të këtij viti.

Aco Ristov është një inxhinier elektrik i diplomuar me më shumë se tre dekada përvojë në sektorët e energjisë, hidroenergjisë dhe sistemeve të infrastrukturës.

Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar në menaxhimin e projekteve komplekse siç janë hidrocentralet dhe impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura.

Ristov është gjithashtu anëtar i Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Çertifikuar, me autoritetin më të lartë të projektimit dhe mbikëqyrjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër