Goditet nga konstrukti i metaltë, humb jetën i riu në Shkup

Nga D. V.
1,038 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një punëtor ka ndërruar jetë në rajonin e Petrovecit në Shkup, pasi mbi të ka rënë një konstrukt metali, përcjell TV21. Policia njofton se bëhet fjalë për një 23-vjeçar nga Velesi.

“Më 19.02.2026, në orën 15:00, në SPB-Shkup u raportua se në zonën industriale në komunën e Petrovecit, gjatë kryerjes së punëve në një objekt në ndërtim të një fabrike, një profil metalik ra nga lartësia mbi E.A. (23) nga Velesi, i cili vdiq në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të marra. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen, dhe sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion. Rasti është raportuar tek inspektori i punës, dhe një ekip hetues nga SPB-Shkup ka kryer inspektimin në vendngjarje”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër