Gogu: Mbi 1,5 miliardë lekë fonde shtesë për sistemin e drejtësisë

Nga D V
741 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 korrik Zhurnal.mk –  Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, bëri të ditur se me aktin normativ të 30 qershorit janë siguruar mbi 1,5 miliardë lekë fonde shtesë për Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet në varësi, për periudhën 2026–2028.

Sipas ministrit, fondet do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës, modernizimin e pajisjeve, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe vijimin e reformave në sistemin e drejtësisë.

“Mbështetja financiare përfshin: Aparatin e Ministrisë së Drejtësisë; Institutin e Mjekësisë Ligjore; Sistemin e Burgjeve; Shërbimin e Provës; Institucionin për Edukim dhe Rehabilitim të të Miturve”, theksoi Gogu.

Gogu nënvizoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt institucioneve më të forta, shërbimeve më cilësore dhe një sistemi drejtësie më efikas për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër